Shiko projektet
Kuzhina
Kuzhina me porosi, të projektuara sipas hapësirës suaj – nga iverica dhe MDF deri te fronte me llak, me mekanizma cilësorë dhe montim profesional.
Kuzhina, garderoba, dhoma gjumi dhe aksesorë prej druri – të projektuara dhe të prodhuara me porosi në punëtorinë tonë, që nga viti 1996.
Që nga viti 1996, në punëtorinë tonë në Shum të Strugës, çdo pllakë matet, pritet dhe montohet me kujdes. Ne nuk prodhojmë mobilje në seri – krijojmë hapësira që u përkasin vetëm juve.
Coma Design e filloi rrugëtimin në vitin 1996 në tregun vendor dhe sot ofron shërbimet e saj edhe në Evropë. Me mbi 5000 projekte të realizuara në apartamente dhe shtëpi, ne prodhojmë kuzhina, garderoba, dhoma gjumi, dyer dhe aksesorë – gjithmonë sipas standardeve evropiane.
Çdo projekt fillon me dëgjimin e nevojave tuaja, vazhdon me dizajn të detajuar dhe përfundon me prodhim e montim të saktë nga ekipi ynë.
Shiko projektet
Kuzhina me porosi, të projektuara sipas hapësirës suaj – nga iverica dhe MDF deri te fronte me llak, me mekanizma cilësorë dhe montim profesional.
Shiko projektet
Garderoba me dyer rrëshqitëse ose me hapje klasike, me organizim të brendshëm të menduar për çdo centimetër.
Shiko projektet
Shtretër, komodina dhe dollapë që krijojnë një ambient të qetë, të ngrohtë dhe elegant për pushimin tuaj.
Shiko projektet
Mobilje dhe aksesorë banjoje rezistentë ndaj lagështisë, me linja moderne dhe përpunim të saktë.
Shiko projektet
Rafte, komoda, tavolina TV dhe detaje dekorative prej druri që i japin karakter çdo dhome.
Shiko projektet
Dyer të brendshme prej druri dhe MDF, me përpunim të pastër dhe izolim të mirë, sipas standardeve evropiane.
Lëvizni poshtë dhe shikoni si është ndërtuar një element i Coma Design – pjesë për pjesë.
Punojmë me furnir natyral, MDF me llak dhe pllaka të laminuara nga furnitorë evropianë. Zgjidhni një mostër për ta parë nga afër.
Çdo unazë e drurit është një vit. Ne kemi 30.
Një proces i qartë në katër hapa – ju dini gjithmonë ku ndodhet projekti juaj.
Vijmë në shtëpinë tuaj, dëgjojmë dëshirat dhe marrim matjet me saktësi milimetrike.
Përgatisim projektin me zgjedhjen e materialeve, ngjyrave dhe pajisjeve – dhe një ofertë të qartë.
Çdo element pritet, kantohet dhe kontrollohet në punëtorinë tonë me makineri moderne.
Ekipi ynë e monton gjithçka me kujdes, e pastron dhe jua dorëzon hapësirën gati.
Një përzgjedhje nga mbi 5000 projekte të realizuara në apartamente dhe shtëpi.
Partnerët tanë
në Evropë
Na kontaktoni për një konsultë dhe ofertë falas për projektin tuaj.